Nga dje prej orës 12 shfrytëzimi i transportit publik është pa pagesë.
“Vendimi për transport falas me autobusë të NQP-së është pjesë e masave urgjente të Qytetit të Shkupit për uljen e ndotjes së ajrit. Vendimi do të vlejë deri në momentin e uljes së ndotjes”, thuhet në njoftim.