1 minuta lexim
Dimitrov, kandidat i pranueshëm për LSDM-në, BDI-në dhe VMRO-në?
Zgjedhjet presidenciale po afrohen. Gara për kandidat është duke u ashpërsuar aq shumë, sa që ka ardhur deri tek krisjet e para brenda partiake. Kjo është duke ndodhur në të gjitha partitë, në veçanti është e theksuar në LSDM.

Nga burime të brendshme partiake dhe portale të afërta me LSDM-në, bëhet e ditur se brenda partisë po zhvillohet betejë e ashpër ndërmjet dy grupimeve në LSDM. Nga i njëjti burim mësohet se grupi i vjetër i LSDM-së është duke insistuar që kandidat presidencial të jetë Stevo Pendarovski, ndërsa grupi tjetër, i njohur si grupi i VMRO-së brenda LSDM-së, është duke lobuar që kandidat të jetë Nikolla Dimitrov.

Nga i njëjti burim kemi mësuar se kandidati Pendarovski nuk parapëlqehet nga BDI-ja, me që rast e ka futur atë në pozitë të disfaforshme në raport me Dimitrov. Gjithashtu nga portale të afërta me pushteti ka pasur indikacione që Dimitrov mund të jetë kandidat i pranueshëm edhe nga VMRO-DPMNE.

Gjithsesi vlen të theksohet se deri më tani kandidatët më të pëlqyer sipas anketave janë Nikolla Dimitrov dhe Stevo Pendarovski, me dallimin e vetëm që Pendarovski gëzon edhe përkrahjen e elektoratit shqiptar.

I BUILT MY SITE FOR FREE USING