Mimoza Thaqi, është një afariste, biznesmene, përkthyese librash, trajnere, psikologe, autore dhe jo vetëm kaq. Rruga e suksesit të një gruaje, e cila ia doli, pavarësisht vështirësive, falë të menduarit pozitivisht dhe besimit te vetja. Drejtuesja e një rrjeti dyqanesh në Maqedoni dhe themeluesja e Klubit “Unë jam fuqia” . Përveç kësaj, ka hapur edhe fabrikën e ujit të pijshëm nga malet e sharrit, me cilësin më të madhe në vend, të quajtur I am Scardica. Përveç, klubit ''Unë jam fuqia'', Rrjeti i dyqaneve second hand, ''Sun and Stars'', fabrikës së ujit ,,I am Scardica'', ajo me shumë gjasa mund të ketë edhe shumë bisnese tjera që ne nuk i dijmë. Përveç kësaj, ajo çka e dallon Mimozën nga femrat e tjera, është se përveç se vet është e suksesshme, don ti motivon edhe të tjerët të jenë të sukseshëm. Në vend që të kënaqet me atë që ka, milionere, e lumtur, me familje, biznesmene, ajo organizon seminare për vetëbesim, motivim e sukses, për të mirën e shoqërisë tonë. Kjo është humanitet në fjalë. Një proverbë e vjetër kineze thotë, Mësoji atij të peshkojë dhe e ushqen për gjithë jetën. Kjo është realisht ajo që po bënë Mimoza, një femër me virtyte të larta, e me zemër humane. Të nderuar politikan, biznesmen, qëndroni në këmbë, përpara një gruaje si Mimoza Thaqi. Falemnderit që egzistojnë njerëz të tillë, që i nevojiten gjithmonë njerëzimit.