Kenga ishte planifikuar të këndohej nga Eneda, por Flori ia ka dhënë Elvana Gjatës, pasi kishte përfunduar regjistrimi në versionin Tarifa. Kjo bëri që këngëtarët të shkëpusnin kontaktet me njëri-tjetrin.
Mirëpo, duket se që nga ajo kohë ka ndryshuar shumë gjëra dhe Eneda është rikthyer përsëri në studion e Mumajesit.
E ftuar në emisionin ’Rudina’, ajo zbuloi se në mars do të dalë bashkëpunimi mes tyre, i cili pritet të jetë një hit i vërtetë.
Kënga e fundit që Flori bëri për Enedën ishte ‘Me veten’, që e shpalli fituese të festivalit ‘Top Fest’.