Të gjitha projektet, të gjitha aplikimet për të cilat ka edhe dyshimin më të vogël do të jenë transparente për publikun. Aplikuesit të cilët janë refuzuar do të rishqyrtohen, këtë e kam kërkuar nga Komisioni. Komisioni ka pranuar propozimin tim dhe nesër në ora 10.00 do të fillojnë me punë, ka deklaruar ministri i kulturës Asaf Ademi.
“Unë vendos sipas Ligjit për kulturë, unë nuk e kam shpikur mënyrën e vendimmarrjes, e as mënyrën se si do të financohen aplikacionet”, ka theksuar Ademi.