1 minuta lexim
REGJISORI ISA QOSJA DEKOROHET ME MIRËNJOHJE NGA UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA”

Fakulteti i Arteve në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ka dekoruar me mirënjohje profesorin Isa Qosja në nderim të kontributit të tij të dhënë në fushën e artit, në veçanti në degën e Regjisë. Profesori Qosja është edhe një ndër themeluesit e degës së Regjisë në Fakultetin e Arteve në Pejë, shkruan KultPlus.

Dekani i Fakultetit të Arteve në Pejë Hysen Nimani, në ceremoninë e dekorimit, u shpreh se ka qenë nder dhe privilegj të bashkëpunoi me profesorin Qosja, duke theksuar në veçanti për mundësinë e jashtëzakonshme të studentëve që të përfitojnë nga ligjëratat e profesorit.“Kontributi i Profesor Isa Qosja në themelimin e Degës së Regjisë në Fakultetin e Arteve ka qenë thelbësor, për çka Universiteti “Haxhi Zeka” i është mirënjohës Profesor Qosjes. Puna dhe përkushtimi jetësor i Profesorit Isa Qosja si dhe angazhimi i tij në Fakultetin e Arteve, ka rezultuar me sukses me ç’rast studentët e këtij Fakulteti dhe përfitues të ligjërimeve të profesor Qosja, kanë arritur të fitojnë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare”, është shprehur Nimani. 

I BUILT MY SITE FOR FREE USING